Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 28 Gusht 2024

Mbetjet toksike, Balluku: Përgjegjësia e koncensionarit. Porti s’ka asnjë kompetence. PD: Hetim parlamentar Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përjashton portin e Durrësit nga përgjegjësia për të kontrolluar ngarkesat me mbetjet që dyshohet se janë toksike dhe thotë së përgjegjësia është e koncesionarit. Opozita kërkon hetim parlamentar.

Qeveria ndryshon buxhetin . Shperndahen 27 mld lekë për bujqësinë, shëndetësinë dhe policinë

Qeveria vendos të ndryshojë buxhetin e këtij viti dhe të rishpërndajë në sektorë të tjerë 27 miliardë lekë të siguruara nga performanca pozitive e Tatimeve. Sektorët që përfitojnë janë bujqësia, shëndetësia dhe policia.

Pesëfishohet energjia e prodhuar nga dielli. Mungesa e reshjeve “zbraz” hidrocentralet

Pesëfishohet energjia e prodhuar nga dielli në vendin tonë për periudhën Prill – Qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por mungesa e reshjeve pakëson sasinë e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet.

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës fshihej në Memalija. Në pranga edhe Andrea Kalemi

Policia arreston në Memaliaj të dyshuarin kryesor për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Në pranga bien edhe dy persona të tjerë, njeri prej të cilëve dyshohet se po përgatiste një atentat, si pjese e zinxhirit të krimeve që prodhoi vrasja e biznesmenit. 

Izraeli sulmon bregun perëndimor. 11 viktima nga operacioni anti-terror në 4 qytete palestineze

Izraeli nis një valë sulmesh anti-terror në territorin palestinez të Bregut Perëndimor, duke zgjeruar zonën e konfliktit. 11 persona u vranë në sulmin që po kryet njëherësh në 4 qytete, i pari i këtyre përmasave që nga Intifada e Dytë.

/tvklan.al