Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45, 28 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 28 Shkurt 2025
Debate të ashpra në takim, Trump-Zelenskyt: Po luan me Luftën e III Botërore, kthehu në SHBA kur të jesh gati për paqe
Mbyllet me debate të ashpra në takimin mes Trump dhe Zelenskyt. Presidenti amerikan tha se Zelensky po luan me kartat e luftës së tretë botërore dhe i kërkoi pakt me Rusinë. Zelensky ikën nga Uashingtoni pa firmosur marreveshjen e mineraleve. Tramp i kërkoi që të kthehet në SHBA kur të jetë gati për paqen.
BE merr në mbrojtje Zelensky: U tregua i fortë përballë Trump, nuk do të jetë vetëm
Lideret e Bashkimit Evropian në bllok mbrojtën presidentin urkrainas Zelenskyn pas debatit të ashpër që pati me Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ata u shprehën se Zelenksy u tregua i fortë dhe se ai nuk do të jetë vetëm dhe do të punojnë me të për arritjen e paqes.
SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin Bllako, i akuzuar për korrupsion në inceneratorin e Tiranës
5 vite burg kërkoi sot SPAK për ish-deputetin Alqi Bllako të akuzuar për korrupsion në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas SPAK, Bllako përfitoi dy pagesa nga Klodian Zoto. Për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të përfitojë ulje dënimi.
Rama-Berisha, replika për Agaçin. Kryeministri: Është në Itali për kurim. Kreu i PD: Është arrestuar
Kryeministri Rama hedh poshtë akuzat e Berishës se sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi është arratisur. Rama thotë se ai ndodhet në Itali për shkak të një problemi shëndetësor, por Berisha këmbëngul se ai është zhdukur.
Vrasja e palestinezes, dalin pamjet kur çifti mbërrin në Shqipëri. Burri iku në Holandë
Dalin detaje të reja nga vrasja e 24-vjeçares palestineze nga bashkëshorti i saj në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Ngjarja dyshohet se u krye 5 ditë më parë dhe menjëherë pas saj, autori u largua drejt Greqisë dhe më pas në Holandë.
/tvklan.al