Sapo doli lajmi në mediat e huaja se një asteroid mund të godasë planetin tonë, të gjithë nisën të thurnin në kokën e tyre skenarë të fundit të botës. Por NASA dhe Agjencia Hapësinore Europiane kanë dalë në përfundimin se Toka nuk është më e rrezikuar nga asteroidi “2024 YRA4”.

Asteroidi “2024 YRA4” me një diametër 40-100 metër u mendua se mund të godiste Tokën në vitin 2032. Një përplasje e cila mund të shkaktonte një shpërthim të ngjashëm me atë të ndodhur në vitin 1908 në Tunguska.

Megjithatë shkencëtarët dolën në mendimin se Toka nuk është më e rrezikuar nga ky asteroidi, por për fat të keq mund të jetë dikush tjetër. Vëzhgimet më të fundit tregojnë se “2024 YRA4” nuk është më një kërcënim për Tokën, por mundësia që ai të godasë Hënën është rritur me 1.8%. Një përqindje e cila pritet të rritet gjatë javëve në vijim.

“Ka ende një shans që asteroidi të godasë Hënën”, tha për mediat e huaja një zëdhënës i NASA-s.

Asteroidi në fjalë u zbulua më 27 Dhjetor 2024 nga ATLAS në Kili. Ai po lëviz me shpejtësi dyfish, sa ajo e një sateliti në orbitën e Tolës. Edhe pse s’është gjigand, është pikërisht shpejtësia e lartë që mund të jetë fatale./tvklan.al