Lajme, #edicioniinformativ ora 12:30 data 29 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 29 nentor 2024

Shqipëria feston sot 80-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët më të lartë të shtetit bën homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, ndërsa demokratët i shmangën festimet, pasi si ditë çlirimi njohin 28 nëntorin.

Qytetarë të shumtë nga Tirana dhe qytetet e tjera kanë shfrytëzuar festat zyrtare dhe ditët e fundjavës për të pushuar në juglindje. Për rrjedhojë thuajse të gjitha hotelet dhe restorantet në Korçë këto ditë janë të prenotuara.

Kryeministri Rama mori pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit Europian të Tiranës. Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne. Punimet pritet të përfundojnë brenda 2 viteve.

Hetuesit kanë marrë në pyetje personat e arrestuar gjatë operacionit ku u zbulua laborantori i ekstratimit të kokainës nga lëkura e gjedhëve. SPAK është gjithashtu në pritje të rezultatit të ekspertimeve që po u bëhen telefonave dhe laptopëve.

Murtaja Afrikane e derrave ka mbërritur në vendin tonë. Autoritetet kanë zbuluar një vatër në Malin e Rencit në Lezhë që ka prekur si derrat e butë ashtu edhe ata të egër. Megjithatë sëmundja nuk përbën rrezik për njerëzit.

Moti me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë vendin këtë të premte do të përkeqësohet edhe më tej në orët në vijim. Në zonat malore dëbora do të zbresë edhe në qytete dhe do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave.

Katedralja Notre Dame ne Paris u hap sot per here te pare 5 vjet pas djegies se saj, ndersa ceremonia zyrtare e perurimit do te zhvillohet me 7 dhjetor, ne pranine e krereve te shume shteteve. Restaurimi i saj kushtoi 700 milione euro.

/tvklan.al