#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 23:00, Data 3 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 3 Mars 2024
Inaugurohet nesër baza ajrore e Kuçovës. Do të jetë në funksion të misioneve të NATO-s.
Inaugurohet nesër baza ajrore e Kuçovës e cila do të vendoset në funksion të misioneve taktike të NATO-s. Në ceremoni do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të Aleancës si dhe ministrat e mbrojtjes së Italisë dhe Turqisë.
Shpërthimi në Lushnje, hetime për shkaqet dhe sigurinë në punë. Në spital ende 3 persona.
Hetimet për shpërthimin në Lushnjë që shkaktoi 2 viktima dhe plagosi 7 të tjerë po përpiqen të zbardhin shkaqet, por edhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë. Në spital mbeten 3 persona, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.
Rama i bindur për mandatin e katërt: Fitorja na duhet për të garantuar reformat.
Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitoren e një mandatin të katërt qeverisës. Nga Lezha nuk ndoqi procesin e anëtarësimeve te reja në parti ai tha se fitorja duhet për të garantuar se për reformat e ndërmarra nuk ka më kthim pas
Shqipëria prodhoi më shumë energji në 2023. Instat: Familjet rriten konsumin, bizneset kursyen.
Shqipëria rriti me 25.6% prodhimin e energjisë në 2023-in në krahasim me një vit më parë. Shifrat e INSTAT tregojnë se familjet konsumuan më tepër energji, ndërkohë që bizneset u treguan me të kursyera.
Gripi agresiv nuk po largohet. Regjistrohen 15 mijë raste në javë.
Gripi agresiv nuk po largohet edhe pse po i afrohemi pranverës. 15 mijë raste me grip u shënuan gjatë kësaj jave. 11 janë qytetet që kanë përhapjen më të madhe, por shifrat më të larta i përkasin Beratit, Tropojës dhe Vlorës.
“Forbes”: Vizitoni Shqipërinë për pushime. Klimë e ngrohtë dhe aventura interesante.
Revista prestigjioze amerikane “Forbs” është media e radhës që rekomandon Shqipërinë për pushime. Në shkrim theksohet klima e ngrohtë, çmimet më të lira se fqinjët, bukuritë natyrore, por edhe trashëgimia kulturore.