Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 30 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 30 Shtator 2024

PD nis mosbindjen civile nga komisionet. PS: Dhuna dhe bojkoti janë të pasuksesshem

Opozita nis aksionin e mosbindjes civile duke bojkotuar pjesërisht punën e komisioneve parlamentare. Përpara seancës, PD ka mbledhur grupin. PS kërkon të mos bllokohet puna duke u shprehur se dhuna e bojkoti nuk kanë sukses.

Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Dera e bashkisë, e hapur për të gjitha palët

Pas më shumë se 15 muajsh, bashkia e Himarës ka në zyrë një kryetar të zgjedhur. Vangjel Tavo është betuar sot përpara këshillit bashkiak përpara marrjes së detyrës. Ai tha se dera e bashkisë do jetë e hapur për të gjitha palët.

Ministri i Brendshëm propozon Ilir Proden për drejtimin e policisë. Emri i shkon kryeministrit

Ilir Proda është emri i përzgjedhur nga ministri i Brendshëm për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Me 19 vite karrierë në forcat e rendit ai mban detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. Zyrtarizimi i takon keshillit të ministrave.

BSH: 22.5 mln pagesa bankare në 6 muaj. Numri i kartave aktive arriti në 1.48 milionë

22.5 milionë pagesa janë kryer në rrugë bankare 6-mujorit te parë të 2024-ës. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo shifër është rritur me rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-it. Numërohen mbi 1.48 milionë karta aktive.

NATO shton 200 trupa në Kosovë dhe RMV. Hera e parë që vjen forca aleate e reagimit

NATO do të shtojë edhe 200 trupa të tjerë në misionet e saj në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. KFOR sqaroi se ata do të angazhohen në një stërvitje deri në 16 tetor dhe se kjo është hera e parë që në rajon vjen Forca Aleate e Reagimit.

Izraeli vret krerë të Hamasit dhe FPÇP. Irani paralajmëron hakmarrje për Nasrallah

Nuk ndalen bombardimet izraelite që orët e fundit kanë vrarë drejtuesit e degëve libaneze të organizatave palestineze si Hamasi dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës. Irani paralajmëron hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollahut.

/tvklan.al