Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 31 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 31 Tetor 2024
Rama në “Opinion”: Sms e Monika Kryemadhit? Histori Lehaqenjsh. Janë në hallin e tyre Kryeministri
Edi Rama ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu i cilësoi deklaratat e Kryemadhit si peshku i madh e per SMS telefonike si histori lehaqenjsh qe janë ne hallin e tyre. Ai nuk komentoi arrestimin e Metes. Rama tha se askush nuk mund ta akuzoje se ka vjedhur. Sipas tij, SPAK po godet si majtas e djathtas.
Progres-raporti, Rama: Dokumenti më i mirë. Gonzato: Dialogu politik është nevoje urgjente
Kryeministri Rama merr zyrtarisht Progres – Raportin e Komisionit per Shqipërinë, per te cilin thote se eshte dokumenti me i mire per integrimin. Ambasadori Gonzato kërkon rivendosjen e dialogut politik, si nevoje urgjente.
Fluks ish-zyrtarësh dhe deputetësh në SPAK. Merren në pyetje për disa kallëzime
Fluks deputetësh dhe zyrtarësh e ish-zyrtaresh të lartë në SPAK ku sot u pyeten për disa kallëzime ish-drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe ish-kreu i Tatimeve, Ceno Klosi dhe deputetët Elda Hoti e Xhemal Qefalia.
Video e re e atentatit me 3 të viktima në Shkodër. Policia merr në pyetje të pakten 10 persona
Një video e re, e regjistruar vetëm pak çaste pas atentatit me 3 viktima dhe 1 te plagosur ne Shkodër, tregon detaje te tjera te dinamikes se kësaj ngjarje. Policia merr ne pyetje te paktën 10 persona, por nuk ka ende asnjë te ndaluar.
Meloni: Mora kërcenime me vdekje për marrëshjen me Shqipërinë.
Trafikantët e opozita, interesa personale Kryeministrja italiane Meloni deklaron se pas marrëveshjes për emigrantet me Shqipërinë ka marre kërcënime me vdekje nga trafikantet e qenieve njerëzore. Sipas saj, trafikantet dhe opozita e sulmoje për interesa personale.
Arrin në 158 numri i viktimave të përmbytjeve në Valencia. Spanja shpall 3 ditë zie kombëtare
Arrin në 158 numri personave që humbën jetën nga përmbytjet katastrofike që pësoi në fillim të javës Valencia, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Qeveria spanjolle shpalli 3 dite zie kombëtare ne nder te tyre.
/tvklan.al