#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 4 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 4 Prill 2024
Miratohet amnistia penale. Lirohen 700 të dënuar, përfitojnë edhe shumë të tjerë
Parlamenti votoi me votat e mazhorancës dhe opozitës Amnistinë Penale. Ligji liron nga burgu 700 te dënuar për vepra te lehta penale, ndërsa shumë të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Mazhoranca mohon akuzat se do të përfitojnë zyrtaret e dënuar për korrupsion.
Debate për “Xibrakën” në Kuvend. Balla: 45-vjeçari i denoncuar nga Bardhi, i afërm i një deputeti të PD
Debate ne kuvend për dosjen Xibraka. Kreu i deputeteve demokratë insiston në akuzat për Olsi Ramen, por ministri i Brendshëm, Taulant Balla thote se 45-vjecari i denoncuar nga Bardhi është i afërm i një deputeti demokrat.
Kreu i SPAK: Rritëm hetimet për zyrtarët e lartë, s’kemi orientim politik. 41 mln euro të sekuestruara nga krimi
SPAK sekuestroi 41 milionë euro asete te krimit te organizuar ne vitin 2023. Ne raportin vjetor te paraqitur ne KLP, Altin Dumani foli për rritje te hetimeve për zyrtaret e larte dhe mohoi akuzat për orientim politik.
Reuters: Projekti i Jared Kushner në Sazan, efekt të menjëhershëm në rritjen e turizmit dhe vlerën e pronës
Agjencia e lajmeve Reuters i kushton vëmendje projektit te Jared Kushner ne Sazan. Ajo raporton se plani për te ndërtuar një resort luksoz turistik ka pasur efekt te menjëhershëm ne rritjen e turizmit dhe te vlerës se pronës.
Kritika për futjen e “VV” në zgjedhje në RMV: Përçan shqiptarët, mobilizon ekstremin e djathtë
Kritika ne Kosove për vendimin e Vetëvendosjes per te marre pjese ne zgjedhje ne Maqedoninë e Veriut. Analistet thonë se vendimi i Albin Kurtit përçan shqiptaret dhe mobilizon ekstremin e djathtë maqedon.
NATO kremton 75-vjetorin e themelimit. Lufta në Ukrainë, sfida aktuale e aleancës veri-atlantike
Ministrat e jashtëm të NATO-s përkujtuan sot 75-vjetorin e themelimit të aleancës. Motivi për të cilin u krijua, vijon të mbajë edhe sot të gjallë nevojën për një aleancë të fuqishme, siç duket qartë me luftën ruse në Ukrainë.
Humbjet në miqesore i kushtojnë Shqipërise në renditjen e FIFA-s. Bie poshtë me dy vende
Shqipëria zbriti në vendin e 66-të të renditjes së FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja humbi 2 vende nga klasifikimi i mëparshëm pas humbjeve ndaj Kilit dhe Suedisë në miqësoret e marsit.
/tvklan.al