Spiker: Reis Çiço

Headlines 4 Shkurt 2025

Rama: Mandati i Katërt, për ta çuar Shqipërinë në BE. Shteti Bektashi, pa dogana e polici.

Kryeministri Edi Rama thote se kerkon nje mandate te katert per ta bere Shqiperine anetare te Bashkimit Europian. Ai iu pergjigj edhe akuzave per copetim te vendit me “Shtetin Bektashi”, duke thene do te jete pa dogana e polici.

KQZ: Nevojiten lehtësime për votën e emigrantëve. Propozimi i PD-së për të votuar me “ID” të huaja, i pamundur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kerkoi sot nga Partite Politike te gjejne dakordesine per te lehtesuar procesin e votimit te emigranteve, por e sheh te pamundur propozimin e opozites per te lejuar votimin me pasaporta te huaja.

Transformimi i shërbimit publik, raporti i OECD: Digitalizimi, pikë e fortë. Rama: Lider në rajon.

Organizata per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik vlereson Shqiperine per procesin e digjitalizimit te sherbimeve publike. Kryeministri Rama thote se ne kete sektor Shqiperia eshte lider i padiskutueshem ne rajon.

Arratiset nga Burgu i Shënkollit, një i dënuar. Policia: I rrezikshëm, 10 mijë Euro për kapjen.

Nje i denuar arratiset nga burgu i Shenkollit ne Lezhe. Policia thote se ai ka rrezikshmeri te larte shoqerore dhe vendos 10 mije euro shperblim per keto qe do te jape informacione te sakta per vendndodhjen e tij.

Masakër pas një sulmi me armë në një shkollë në Suedi, 10 viktima. Autori vret veten

Të paktën 10 të vrarë dhe 5 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi me armë në një kampus shkolle në qytetin Orebro të Suedisë. Policia thotë se autori që ka vepruar i vetëm qëlloi veten në fund. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

UEFA merr vendimin: Shqipëria dhe Serbia organizojnë Euro U21. Finalja e 2027, në Tiranë

UEFA zgjedh Shqiperine dhe Serbine si dy vendet organizatore te Kampionatit Europian te Futbollit “Under 21” të vitit 2027, ku do te marrin pjese 16 ekipe kombetare. Finalja e ketij eventi do te luhet ne Tirane.

/tvklan.al