Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35, 11 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Mars 2025

Apeli i GJKKO shtyn vendimin për lirimin e Veliajt. I jep kohë avokatëve të njihen me provat e reja

Pas më shumë se 7 orë seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për nesër vendimin per krerkesen e Erion Veliajt për lirimin nga burgu. Gjykatësi vendosi ti jap kohë mbrojtjes të njihet me provat e reja të paraqitura nga SPAK.

Ervin Salianji do të qëndrojë në burg. Gjykata e lartë rrëzon rekursin e ish-deputetit

Ervin Salianji do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lartë e rrëzoi rekursin e bëre prej tij, duke lënë në fuqi vendimet e dy shkallëve të tjera. Ish -deputeti i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin si politik.

Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg Alqi Bllako. Spak e akuzoi për dy raste korrupsioni

Ish -deputeti i Partise Socialiste, Alqi Bllako, u dënua me 4 vjet burg nga Gjykata e Posacme, pasi u shpall fajtor per dy raste korrupsioni për inceneratorin e Tiranës. Dënimi i reduktohet në 2 vjet e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dorëhiqen 3 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, do të jenë kandidatë për deputetë

Japin dorëheqjen 3 kryebashkiake të Partisë Socialiste. Agron Malaj i bashkisë së Matit dhe Termet Peçi i bashkise së Tepelenes dhe Ervin Demo i Beratit do të lënë mandatet për t’u bërë pjese e listave të kandidateve për deputete.

Hapja e zyrës së PE,Rama: Shqipëria pikë referimie. E pamundur të kontrollosh ata që shkelin ligjin

Kryeministri Rama deklaron se hapja e zyres se Parlamentit Europian ne Tirane deshmon se Shqipëria është pikë referimi për Unionin. Por përsa u përket rasteve të korrupsionit, ai thotë se është e pamundur të kontrollosh ata që shkelin ligjin.

”Corriere”: 3 mijë pensionistë italianë zgjdhin Shqipërinë. Jetesë e sigurtë, pa taksa

Mbi 3 mijë pensioniste italianë kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Gazeta italiane “Corriere del Mezoxhorno”, shkruan se kjo zgjedhje e tyre lidhet me faktin se në Shqipëri pensioni nuk u taksohet, ndërsa e konsiderojne vendin të sigurt.

Optimizëm pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabi. Kievi është gati të pranojë armëpushimin 30 ditor

Sinjale pozitive nga bisedimet që po zhvillohen në Arabinë Saudite mes SHBA-ve dhe Ukrainës. Uashigntoni shprehet se negociatat për arritjen e paqes po ecin në rrugën e duhur dhe se Kievi është gati të pranojë një armëpushim 30-ditor.