Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 8 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 8 Gusht 2024
Saranda, 15% më shumë rezervime në Gusht se 2023. Bizneset: Tymnaja për çmimet trembi vizitorët
Saranda është e tejmbushur nga të huajt në ditët e para të këtij gushti. Bizneset vendase thonë se në muajin korrik pati një stepje të vizitorëve të trembur nga tymnaja mediatike e rritjes së çmimeve së akomodimit në hotele dhe restoranteve.
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve. Çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse
Tabloidi i njohur britanik “The Sun” thotë se Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar pushimesh. Në një reportazh të tij thuhet se plazhet shqiptare ofrojnë çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse.
Shqipëria ndalon importin e kafshëve nga disa shtete. Bruceloza dhe Murtaja po shkaktojne dëme në rajon
Për shkak të përhapjes së disa sëmundjeve në vendet e rajonit, Shqipëria ka vendosur të ndalojë importin e kafshëve dhe shpendëve nga disa shtete. Autoritetet thonë se situata po mbahet nën monitorim dhe se nuk ka vend për panik.
BE paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës. SHBA: Kurti po e humb besimin e partnerëve
BE paralajmëron shtim të masave ndaj Kosovës, pas dy veprimeve të pakoordinuara si hapja e urës së Ibrit dhe mbyllja e Postës Serbe në veri. Edhe SHBA reagon ashpër duke theksuar se Kurti po e humb besimin e Uashingtonit.
Olimpiada, Abakarov mundet në çerekfinale nga rivali indian. Kaloi vetëm 1 raund
Zelimkhan Abakarov arriti deri në çerekfinalen e peshës deri 57 kilogramë në stilin e lirë në Olimpiadën e Parisit ku u mund nga një rival indian. Më herët, ai mundi të kalojë me sukses vetëm një raund. Për Shqipërinë garojnë edhe dy mundës të tjerë.
/tvklan.al