Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55, 3 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Shqipëria “ndez” panairin e turizmit në Berlin. Rama: Po shndërrohemi në një fuqi turistike

Hapet në Berlin panairi më i madh i turizmit në botë, ku Shqipëria mban vendin e nderit. Krerët më të lartë të panairit dhe turizmit botëror vlerësuan zhvillimin që ka marrë ky sektor në vendin tonë, ndërsa kryeministri Rama tha se Shqipëria po shndërrohet në një fuqi turistike.

Berisha: SPAK, patericë e pushtetit të krimit. Primaret, kriter për përpilimin e listave

Kreu i demokratike vijoi edhe sot akuzat ndaj SPAK, duke e quajtur një paterice të pushtetit të krimit. Berisha vleresoi procesin e primareve, duke e quajtur kriter të rëndësishëm në përpilimin e listave të kandidateve për deputete.

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, në ditën e parë u tërhoq nga rreth 23 mijë persona  

Nisi sot shpërndarja e bonusit të pranverës prej 5 dhe 10 mijë lekësh që qeveria ka vënë në dispozicion për mbi 730 mijë pensionistë. Në ditën e parë, shperblimin e tërhoqën ne poste dhe bankat e nivelit te dyte, rreth 23 mijë persona.

Shqiptarët po përdorin më shumë ilaçe, shkak plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë

Shqiptaret po përdorin gjithnjë e më shumë ilace. Të dhënat tregojnë se nga 3 mijë tone të importuara në vitin 2018, në vitin 2024 janë importuar 6 200 tone. Mjeket thonë se shkak është plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë.

Trump sulmon sërish Zekenskin: SHBA nuk do e durojë gjatë, ai nuk e do paqen

Presidenti amerikan ka sulmuar sërish ashpër homologun e tij ukrainas. Duke iu referuar deklaratave të tij se fundi i luftës është shumë larg, Trump tha se Amerika nuk do e durojë shumë gjatë Zelenskin dhe se ai nuk do që të ketë paqe.

/tvklan.al