Nga kaosi dhe rrëmuja është përfshirë Parlamenti i Serbisë në seancën e sotme plenare.
Skenat e rënda u shkaktuan nga deputetët e opozitës të cilët hodhën bomba tymuese dhe sende të tjera.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç, tha se deputetja Jasmina Karanac ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën, për shkak se u godit në kokë nga një bombë tymuese.
— MMMarija (@Marija64729972) March 4, 2025
Sipas saj, deputetja ka pësuar goditje në tru për shkak të një bombe tymuese.
Opozita nuk ishte dakord me rendin e ditës të Parlamentit dhe u ngritën në këmbë për të shkuar drejt kryeparlamentares Bërnabiç.
Ata u penguan nga sigurimi dhe kjo shkaktoi reagimin e ashpër të tyre duke ndezur zjarr dhe hedhur bomba tymuese.
— MMMarija (@Marija64729972) March 4, 2025