Ukraina ka reaguar e shokuar njëkohësisht edhe e tronditur pas vendimit të SHBA për ndalimin e ndihmave ushtarake.

“Shumë shpejt do të shohim vërtet pasoja serioze, pasoja të rrezikshme”, kështu u shpreh Oleksandr Merezhko, politikan ukrainas.

Ai tha se ndërprerja e ndihmës ushtarake mund të fillojë të ketë ndikim shumë shpejt në terren.

Mëngjesin e kësaj të marte, Ukraina u përballë me lajmin se SHBA ndalonte ndihmën e saj ushtarake që sipas tyre arsyeja ishte që të siguroheshin që po kontribuonin në një zgjidhje.

“Presidenti ka qenë i qartë se është i fokusuar te paqja. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë vendim.

/tvklan.al