Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi u rendit e shtata në garën e slalomit gjigand në Botërorin që po zhvillohet në Saalbah të Austrisë.
Italiania që përfaqëson ngjyrat kuqezi edhe pse zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, nuk arriti që të ngjitej në podium për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë për të rritur në Kampionatin Botëror.
Italiania Federica Brignone pas një paraqitje perfekte në të dy zbritjet u shpall kampione e botës.
Por për Kolturin, shpresat nuk janë shuar, pasi 18-vjeçarja do të marrë pjesë edhe në garën e slalomit të shtunën ku do të përpiqet sërish që të marrë medalje.
Për ngjyrat kuqezi të premten do të garojë Deni Xhepa në garën e slalomit gjigand.
Kolturi shikohet si një nga skipatoret më premtuese në Europë.
Viti 2025 nisi me podium për 18-vjeçaren.
Në Kupën e Botës të Skive Alpine, në pistën Kranjska Gora të Sllovenisë, skiatorja bëri një zbritje shumë të mirë në Slalomin Gjigand, duke realizuar kohën e dytë më të mirë, pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hector.
Klan News