Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre “duhet ta bëjnë NATO-n përsëri të madhe” duke i nxitur vendet evropiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e Europës.
Në takimin me ministrat e mbrojtjes të NATO-s, Hegseth tha se administrata e Trump dëshiron të “ringjallë moralin e luftëtarit” dhe “të rindërtojë ushtrinë dhe të rivendosë frenimin”.
“NATO duhet t’i ndjekë edhe këto synime. NATO është një aleancë e madhe, aleanca më e suksesshme e mbrojtjes në histori, por për të qëndruar për të ardhmen, partnerët tanë duhet të bëjnë shumë më tepër për mbrojtjen e Europës. Ne duhet ta bëjmë NATO-n sërish të madhe”, është shprehur Pete Hegseth.
/tvklan.al