Policia e Tiranës është vënë në kërkim të dy të miturve. Ata janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit.
Ditën e sotme atje është paraqitur një punonjëse e kësaj qendre që ka kallëzuar largimin e dy të miturve. Për këtë arsye policia njoftoi se po punohet për gjetjen e tyre.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre”, njoftoi policia./tvklan.al