Është arrestuar nga Policia 30 vjeçari Enedjon Kaçi, lidhur me atentatin e 8 ditëve më parë në Kamzë. I riu akuzohet për “moskallëzim krimi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025”, njofton Policia.
Bazuar në raportimet e mëhershme, Kaçi besohet të ketë qenë “shënjestra” e atentatit, ndërsa dy autorët e ngjarjes janë ende në kërkim nga Policia. Bëhet fjalë për Fabion. K e Dejvi. M.
Ata po lëviznin me një makinë tip BMW, ndërsa 30 vjeçari dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar lëviznin me Land Rover. Dy 24-vjeçarët e shpallur në kërkim rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me ngarkesa penale.
Deri më tani policia dyshon se mund të ketë ndodhur ndonjë konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike, që mund të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
/tvklan.al