Një shpërthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Fushë-Krujë. Lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një punishte sallami në lagjen ish-Grumbullimi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të punishtes. Policia dyshon se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 200 gramë.

Pronari i biznesit, Dorjan Miri, lajmëroi policinë rreth orë 06:50. Ai u tregoi hetuesve se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njeri në punishte, ndërsa ka mohuar të ketë ndonjë konflikt. Punishtja rezulton të jetë biznes familjar prej më shumë se 20 vitesh.

Ekspertët e krimeve të policisë së Fushë-Krujës kanë ngritur dyshimi se lënda plasëse mund të jetë vendosur si mesazh ndaj pronarit të biznesit. Megjithatë nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm i tij, gjatë kohëve të fundit.

Klan News