Kjo video që po qarkullon në rrjete sociale e që e krahason liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler i ka kushtuar Lidhjes Demokratike plot se 20 mijë Euro.

Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka ardhur pas ankesës së Vetëvendosjes se këtë video e ka shpërndarë edhe kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës: Prandaj kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LDK-yhit që thotë se po i pëlqen populli, a populli ka simpati për të, kjo mua më përngjan me atë mizën.”

E ankesën e LDK-së për këtë deklaratë të kryeministrit dhe liderit të Vetëvendosjes PZAP-ja e ka pranuar pjesërisht. PZAP e ka gjobitur Vetëvendosjen me 3 mijë euro pasi ka konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie. PZAP po ashtu ka hedhur poshtë si të pabazuara edhe dy ankesa të tjera.

Tv Klan