Sulmuesi Rafael Leao, për “A Bola”, deklaroi se te kombëtarja e Portugalisë, ndihet në nivelin më të mirë dhe më të lartë.
Lojtari theksoi se te luzitanët ka mbështetjen e të gjithëve. Nga shumë, kjo është konsideruar si një “thumb” në distancë për trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, që shpesh herë këtë sezon e ka zëvendësuar, madje e ka lënë edhe në stol.
“Trajneri më kërkoi të luaja më në thellësi dhe të bëja lojën time, për të krijuar raste. Ata ishin një ekip i mbyllur dhe trajneri donte që të luaja në thellësi, me dhe pa top. Trajneri Martinez ka shumë besim tek unë dhe kjo është thelbësore për lojën time. Në kombëtare ndihem në nivelin më të lartë dhe ndjej mbështetjen e të gjithëve.”, deklaroi Leao. /tvklan.al