Fitimi i Superkupës nuk mjafton që trajnerit Conceiçaos t’i garantohet vazhdimësia te Milani. “Djalli” ngriti një trofe që pasuron vitrinën, por nuk mund të shpëtojë sezonin. Edhe Kupa e Italisë, një titull që i mungon që nga viti 2003, sjell të njëjtën ndjesi, por nuk do të ndikojë në të ardhmen e trajnerit. Me eliminimin nga Liga e Kampionëve, objektiv është e ngjitja në kampionat.
Për drejtuesit, kusht i domosdoshëm është që Milani të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Nëse Conceiçao ia del, atëherë do të sigurojë vzhdimësinë edhe për një tjetër vit futbollistik te kuqezinjtë, si edhe pagën prej 3.5 mln Eurosh, raporton “Gazzetadellosport”.
Portugezi do të ketë mundësinë që t’i përkushtohet ndërtimit të skuadrës duke nisur nga vera. Ai do të ketë më shumë kohë në dispozicion për stërvitje për të vënë në zbatim filozofinë e tij.
Së fundmi u raportua se mes Conceiçao dhe Pulisic ka pasur debate të aq forta sa lojtari ka kërkuar të largohet nga ekipi. Me shpërndarjen e këtij lajmi në media, në rrjetet sociale të klubit u publikua një reagim i futbollistit amerikan që përgënjeshtron gjithçka duke premtuar besnikëri ndaj klubit dhe marrëdhënie të mira me trajnerin.
Ndërkohë që me vëmendje po ndiqet gjendja e afrimit të dimrit, Kaili Oker, i cili rrezikon të humbasë sfidën ndaj Torinos për shkak të një lëndimi.
Klan News