Ne shpesh i konsiderojmë patatet si të dëmshme. Por, sipas një secialisti për një stili të mirë të jetesës, Luke Coutinho, patatet janë të shëndetshme. Në një video në Instagram, ai tha: “Patatet në vetvete nuk janë të këqija. Është e gabuar të fajësojmë produktet ushqimore natyrale për problemet tona shëndetësore. Problemi qëndron në zakonet tona të këqija të jetesës, të cilat kërkojnë shumë vëmendje.”
Ai përmendi gjithashtu se jo vetëm patatet, por edhe lëngu i tyre është po aq i shëndetshëm.
Çfarë është lëngu i patates?
Sipas ekspertëve, lëngu i patateve të papërpunuara është e pasur me vitamina B dhe C, kalium, kalcium, hekur, fosfor dhe bakër dhe është provuar të jetë një pije që forcon imunitetin dhe që ka edhe përfitime të tjera shëndetësore.
Gjithçka që duhet të dini për përfitimet e tij dhe si ta bëni atë në shtëpi.
Qëroni 4 patate të mesme, i prisni në kubikë të vegjël. Vendosini ato në një shtrydhëse frutash e perimesh dhe nxirrni lëngun e freskët. Sugjerohet të pihet i papërpunuar pa i shtuar asnjë aromë.
Rrit imunitetin
Është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në luftimin e të ftohtit, infeksioneve dhe gjithashtu ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Sugjerohet pirja e një gote me lëng patate me stomak bosh për të rritur imunitetin.
Trajton artritin
Lëngu i patates është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që ndihmojnë në lehtësimin e artritit dhe problemeve të tjera që lidhen me kyçet. Sipas ekspertëve, aplikimi i fetave të patates në zonën e dhimbjes është gjithashtu efektiv.
Lehtëson ulçerën
Lëngu i patates është gjithashtu i njohur për mbrojtjen e shëndetit gastrointestinal dhe sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i lëngut të patates në mëngjes ndihmon në trajtimin e ulçerës.
Të mira për mëlçinë
Gjithashtu vepron si një pije detoksike që pastron mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit. Sipas studimit, lëngu i patates përdoret për trajtimin e hepatitit edhe në Japoni.
Lëngu i patates është i pasur me fibra dhe vitamina A, B-kompleks dhe C. Sipas ekspertëve, këto lëndë ushqyese së bashku ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në trup dhe mbajnë trupin me energji.
Shëron kapsllëkun
Është i pasur me fibra që ndihmojnë në pastrimin e sistemit tretës dhe gjithashtu ndihmon në trajtimin e kapsllëkut.
Redukton rrezikun e kancerit
Sipas një studimi të vitit 2016, konsumimi i rregullt i patateve është i dobishëm në kontrollin e rritjes së qelizave të kancerit. Ato përmbajnë një përbërje kimike të quajtur glikoalkaloide, të cilat posedojnë veti anti-tumorale dhe ndihmojnë në uljen e gjasave për kancer. /tvklan.al