Lënia jashtë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për opozitën në bllok tregon paaftësinë e qeverisë së Albin Kurtit.
Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së: Kemi pritur që të anëtarësohemi mirëpo ju e patë që është bërë kusht Asociacioni, për në KiE dhe atë nuk e kanë tregur krerët e shtetit sepse s’ka pasur aspak transparencë sa i përket proceseve integruese. Njeriu kryesor që ka dështu është pikërisht, Albin Kurti.
Ariana Musliu-Shohi, deputete e PDK-së: Kjo ka qenë pak a shumë e pritshme duke marrë parasysh faktin që si shtet nga kjo Qeveri nuk ka asnjë koordinim me aleatët tanë dhe nuk kemi asnjë mundësi praktike që të marrim votë. Nëse ne nuk kemi një koordinim me vendet mike e kemi parë si rrjedhojë kushtin i cili i është vendosur Kosovës.
Deputetët e opozitës nuk shpresojnë që çështja të shqyrtohet nga Komiteti i Ministrave të KiE-së brenda këtij viti dhe pa u plotësuar kushti i Asociaconit.
Tre liderët kryesorë të BE-së, Emmanuel Macron i Francës, Olaf Scholz i Gjermanise dhe Giorgia Meloni e Italisë dy javë më parë me anë të një letre drejtuar kryeministrit Kurti i bënë të qartë mos shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës nga ana e Komitetit tq Ministrave të KiE-së. Tre udhëheqësit e lidhin këtë bllokim me faktin se Kurti nuk kishte plotësuar kushtin e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tv Klan