Socialistët në Komisionin e Ligjeve kanë qenë një zë, se nxjerrja e sekretit hetimor është një çështje shqetësuese në organin e akuzës.
Gjatë diskutimit të projektrezolutës vjetore për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018, ata propozojnë të merren masa shtesë, veç përcaktimeve të parashikuara në Kodin Penal, për prokurorët që nuk respektojnë ruajtjen e sekretit në fazën e hetimit.
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, veç shqetësimit për këtë çështje, nuk i kursen kritikat për Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme dhe për mënyrën sesi po e drejton këtë institucion.
Rezoluta u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe do t’i kalojë Kuvendit për votim.
Tv Klan