Liverpool u rikthye te fitorja në Premier League, pas dy barazimeve radhazi. Të kuqtë e Arne Slot, triumfuan 2-0 ndaj Brentford në transfertë.

Dy golat e Nunez në minutat 91 dhe 93 i dhanë fitoren Liverpool-it, që mbetet në krye me 50 pikë, plot 6 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.

“Topçinjtë” nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Aston Villa-s në shtëpi. Skuadra e Artetës nuk e ruajti dot avantazhin e dyfishtë, pas golave të Martinellit dhe Havertz, ndërsa u barazua pas realizimeve të Tielemans dhe Watkins.

Humbje surprizuese ishte ajo e Newcastle ndaj Bournemouth me rezultatin 4-1. Në takimet e tjera, Fulham fitoi 2-0 ndaj Leicester, ndërsa West Ham u mposht me të njëjtin rezultat nga Crystal Palace. /tvklan.al