Dy imazhe të vendosura në një sfond të kuq tregojnë nëse e shihni jetën nga këndvështrimi logjik apo emocional.
Me një shikim të shpejtë, përcaktoni imazhin e parë që vini re: mollën apo fytyrat e një burri dhe një gruaje që shohin njëra-tjetrën.
Njëri tregon logjikën dhe tendencën për të menduar mirë situatat përpara se të merrni një vendim. Imazhi tjetër simbolizon ndjeshmërinë dhe dhembshurinë ndaj atyre që ju rrethojnë.
Dy fytyrat tregojnë që bazoheni te logjika. Kur jeni para një vendimi, peshoni mirë avantazhet dhe disavantazhet për të bërë zgjedhjen më të mirë duke respektuar mendimin e të tjerëve. Kjo i nxit ata që të kërkojnë ndihmën ose këshillën tuaj për të vendosur përmes arsyes dhe qetësisë.
Ju jeni të hapur ndaj atyre që kërkojnë këshillën tuaj, por edhe përzgjidhni ata që hyjnë në rrethin e ngushtë pasi e keni të vështirë t’u besoni të tjerëve. Kjo mund të jetë e lodhshme, por vlerësoni më shumë cilësinë sesa sasinë kur vjen fjala te miqësitë.
Nëse patë mollën, jeni njeri shumë emocional dhe i ndjeshëm që thotë mendimin e vet dhe i bën njerëzit të ndihen rehat. Të tjerët tërhiqen nga dhembshuria e ndjeshmëria juaj ndaj e dinë ku duhet të drejtohen nëse kanë nevojë për një fjalë të mirë apo dikë që të ndajnë problemet.
Për ta është e qartë se do t’u jepni një përgjigje që do t’i bëjë të ndihen të mirëkuptuar dhe të vlerësuar. Nëse e gjeni veten në situata të sikletshme, e keni më të lehtë që të mos flisni pasi nuk doni që të tërhiqni vëmendjen te vetja./tvklan.al