Një iluzion optik mund të përcaktojë nëse jeni njeri empatik apo me pushtet.

Fotoja më poshtë tregon një peizazh natyror me male shkëmborë, një ujëvarë që derdhet mes tyre dhe pemë që duket se sapo janë prekur nga vjeshta. Të fshehura në të janë një grua, një ari, një ujk dhe një lumë.

Në varësi të asaj që shihni të parën mund të zbuloni diçka për karakterin tuaj.

Lumi

Nëse patë lumin, mendja juaj është e qetë dhe punon gjatë gjithë kohës. Jeni njeri që perceptoni shpejt dhe merrni vendime pasi keni menduar detajet sepse jeni të mirë në analizimin e mjedisit rrethues. Kërkoni zgjidhje krijuese për problemet dhe mund të lundroni me sukses edhe në ujëra të turbullta. Gjithashtu jeni njeri që veproni me kujdes dhe vetëbesim.

Gruaja

I fshehur në re, është imazhi i zbehtë i një gruaje me flokë të gjatë dhe një fustan që shkrihet me ujëvarën. Nëse e vutë re të parën, jeni njeri karizmatik dhe me aftësi shumë të mira në komunikim që ju ndihmojnë të zgjidhni problematike të ndërlikuara. Jeni empatik, i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe mirëkuptues. Keni shumë intuitë dhe perceptim të qartë të rrethanave të një situate. Imagjinata ju bën të gjeni zgjidhje ndryshe për problemet që rezultojnë shumë të dobishme për situatat e ndërlikuara.

Ujku

Në një prej majave të maleve është turiri i njëë ujku dhe nëse e patë të parin, jeni njeri që hidheni në veprim pavarësisht situatës dhe e përballoni gjithçka me forcë. Dini si të tejkaloni pengesat dhe nuk i trembeni rrezikut. Keni tendencën të veproni shpejt pa menduar më parë për pasojat. Ju shihni përtej asaj që  duket dhe dalloni menjëherë mundësitë që vijnë.

Ariu

I fshehur në pjesën e poshtme të malit në të djathtë, qëndron një ari. Nëse e patë të parin, jeni një njeri i qetë por me shumë fuqi. Ju mund të sillni rezultate pa bërë shumë zhurmë dhe punoni më mirë në grupe të vogla e të qeta. Ju dini si të shfrytëzoni momentet e qeta për të përfunduar gjërat, çka është kyç për të krijuar diçka të veçantë./tvklan.al