Qyteti spanjoll i Ibi u shndërrua në një fushë beteje teksa vendasit festuan ‘Els Enfarinat’, një traditë e vjetër mbi dy shekullore.
Pjesëmarrësit, të pajisur me miell dhe vezë filluan të gjuajnë njëri-tjetrin.
Të veshur me uniforma ushtarake, betejës së vendasve iu bashkuan edhe turistë të shumtë.
“Jam këtu sepse për mua është një festë shumë interesante këtu. Ky është fillimi i kohës së karnavaleve”.
“Els Enfarinat” daton mbi dy shekuj që zhvillohet çdo vit më 28 Dhjetor për të shënuar Ditën e të Pafajshmëve të Shenjtë. Dita nis me disa që marrin detyrën e kryetarit të bashkisë dhe vendosin ligje absurde ndërsa të tjerët organizojnë një kryengritje me miell dhe vezë.
Klan News