Trajneri Luis De La Fuente, riktheu kombëtaren e Spanjës në krye të Evropës, duke triumfuan në Euro 2024.

Duke folur për ecurinë e shkëlqyer në Europian, tekniku i iberikëve deklaroi se kombëtarja spanjolle do të jetë edhe më mirë në Botëror, aty ku do të synohet trofeu.

“Ishte e vështirë të mendohej se gjithçka do të shkonte kaq mirë. Ne e dinim se gjithmonë kishte vend për përmirësim. Ishte një vit i mrekullueshëm, fituam tituj dhe rezultatet ishin të duhurat. Pavarësisht atyre që kemi arritur, besoj se mund të bëjmë edhe më mirë.

Nuk e di nëse jemi ekipi më i mirë në botë, por padyshim që jemi në krye. Ne bëjmë një futboll modern, kemi një shpirt fituesi. Ka shumë skuadra të mëdha dhe Spanja është mes tyre. Koha po kalon shpejt, por jam i sigurt që brenda 18 muajve do të jemi një ekip më i fortë. Lojtarët aktualë do të jenë më të pjekur dhe më të fortë. Do të ketë edhe afrime të reja. Jam i sigurt që në Botëror, Spanja do të jetë në formë më të mirë”, u shpreh De La Fuente.

/tvklan.al