Federata Spanjolle e Futbollit, me presidentin e ri, Rafael Louzan ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me trajnerin Luis de la Fuente.

Tekniku 63-vjeçar ka një kontratë me kombëtaren e Spanjës, deri në fund të Botërorit 2026. Megjithatë palët pritet të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.

De la Fuente i mahniti të gjithë në vitin 2024, ku arriti të fitojë Europianin, me një ekip kryesisht të ri në moshë.

Louzan kishte një takim me përfaqësuesit e trajnerit të Enjten, ku u diskutua për rinovimin. Me kontratën e re, De la Fuente kërkon të paktën 3 milionë euro, ndërsa Federata i ka ofruar 2 milionë euro në sezon. /tvklan.al