Trajneri Luis De La Fuente do të jetë në stolin e kombëtares së Spanjës, deri në vitin 2028. Federata Spanjolle dhe tekniku 63-vjeçar kanë arritur akordin mes tyre, për zgjatjen e bashkëpunimit.
Fitimi i Europianit në verën e vitit 2024 dhe rezultatet pozitive të arritura në Ligën e Kombeve, kanë sjellë shpërblimin me një kontratë të re për De La Fuente-n.
Palët kanë firmosur kontratën deri pas Europianit 2028. De La Fuente është në stolin e Spanjës nga viti 2022.
Synimi është fitimi i Botërorit, që do të mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa te Spanja besojnë se De La Fuente është i duhuri për të drejtuar këtë brez lojtarësh. /tvklan.al