Ditët e para të këtij muaji kanë shtuar fluksin e pacientëve të vegjël që kanë nevojë për ndihmën e mjekëve pediatër. Specialistët shprehen se ndikim në këtë fluks kanë edhe luhatjet e temperaturave gjatë kësaj periudhe.
“Temperatura të larta 39-40 që zgjasin 2-3 ditë pa simptoma të tjera. Janë dominuese këtë periudhë infeksionet në rrugët e sipërme respiratore, konjuktivitet, gripi i syrit, dhimbjet e veshit, bajamet, tonsilitet, alergjitë.”
Mjekët pediatër nënvizojnë se virozat apo infeksionet e ndryshme si gripi i syrit apo variçela, zgjasin për një periudhë më të gjatë se më parë.
Duke qenë se moshat më të prekura janë fëmijët e çerdheve dhe kopshteve nga këto probleme shëndetësore, nuk rekomandohet dërgimi i tyre në këto institucione pa u rikuperuar plotësisht.
Klan News