Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, që është dhe profesor në Universitetin John Hopkins paralajmëruar zhvillime të reja lidhur me dilaogin Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për mediat në Serbi, Serëer u shpreh se ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në emër të administratës së ardhshme të SHBA-së.
“Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët për këtë, ose ajo që të mos përfshihet Madeleine Albright. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish- Sekretare e Shtetit dhe rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon, pjesa e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Dhe ajo jetoi në Serbi, ajo flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, u shpreh Serwer.
Kjo deklaratë e njohit të çëshjtevetë Ballkanit vjen në një kohë kur dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën si duhet. Kosova dhe Serbia po dialogojnë në Bruksel me ndihmën e Bashkimit Evropian, por në këtë proces gjithmonë ka dashur që të jetë pjesë dhe SHBA. /tvklan.al