Publikohen foto të Universit të shkrepura nga teleskopi hapësinor “Euclid”. Një vit pas nisjes së misionit, në vetëm 24 orë vrojtime, ka fokusuar 1500 mld yje, 29 galaktika antike, 11 mln objekte qiellore nën dritë dhe 5 mln me rreze infra të kuqe.
Sipas Agjensisë Hapësinore Evropiane, “Euclid” që nisi aktivitetin korrikun e vitit 2023, është ndër pajisjet me të sofistikuara të krijuara dhe deri tani materialet e marra prej tij janë vetëm ‘maja e ajsbergut’.
Misioni do të zgjasë 6 vite dhe duhet të krijojë një hartëzim të miliarda galaktikave. Imazhet e tij janë 4 herë më të qarta se çdo teleskop tjetër. Qëllimi është të kuptohet si është krijuar dhe si ka evoluar Universi, duke studiuar edhe pjesën më misterioze, materien e errët që përbën mbi 90% të tij.
Deri tani “Euclid” ka kapur imazhe të galaktikës në formë spirale NGC 6744, Abell 2390 dhe Abell 2764, grupin e galaktikave të Dorado etj…
Sipas astrofizikantëve, shumë shpejt puna e “Euclid” do të ndryshojë në mënyrë mjaft domethënëse informacionet që kemi mbi kozmosin.
Klan News