Është prezantuar në kongresin e 75 Ndërkombëtar të Astronautikës pjesa e parë e hartës në 3D të Universit. Mozaiku i jashtëzakonshëm prej 208 gigapixel, tregon miliona yje e galaktika dhe është frut i punës së saponisur të teleskopit Hapësinor Euclid i Agjensisë Hapësinore Evropiane.

Kjo që shihni në këto pamje është vetëm 1% e kosmosit, dhe punës vrojtuese që ky teleksop duhet të realizojë në 6 vite që zgjat misioni i tij.

Objektivi është vrojtimi dhe fotografimi i Universit, deri në pikat e galaktikave deri 10 mld vite dritë larg, në mënyrë për të krijuar hartën më të kompletuar të Gjithësisë në 3D, por edhe për të kuptuar materien e energjinë e erët që përbëjnë 95% të universit.

Teleskopi “Euclid” është lëshuar në Hapësirë në Korrik të vitit 2023 dhe në muajin Shkurt 2024 nisi misionin e tij zyrtarisht.

Klan News