Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Drejtuesit aktual të qeverisë Kryeministri Majko dhe Zëvendës Kryeministri Meta nuk i kanë mbajtur deklaratat para dhe pas rezultateve të Kongresit të 3 socialist, në rast se në krye të Partisë Socialiste zgjidhej ish-Kryeministri Nano.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Duke vlerësuar si të pacënuar legjitimitetin institucional të institucionit, duke vlerësuar rëndësinë e komponentit të legjitimitetit moral dhe moralit që i furnizon PS institucionit. Duke vlerësuar respektimin pa kushte të detyrimit kushtetues për të qëndruar në detyrë, afroj bindjen dhe vendosmërinë që qeverisja e vendit do të vazhdoj deri në momentin që do të konsiderohet më i përshtatshëm duke mbajtur parasysh vendimarrjen e Kongresit të 3 të PS, si dhe mbështetjkes që i është dhënë dhe vazhdon ti jepet qeverisë aktuale nga shumica e opinionit publik dhe i partnerëve të saj brenda dhe jashtë vendit”.

Ndërkohë për të zbritur nga podiumet në rast të rikthimit të Nanos në krye të Partisë Socialiste ishte shprehur dhe Zëvendës Kryeministri Meta dy ditë para Kongresit. 

Ilir Meta Zv/kryeministër:- “Nëse fiton Nano në Kongres unë do të zbres nga podiumi ku rrinë qeveritarët në karrigen time të deputetit dhe do të përkrah alternativat që ai thotë se janë të reja”.

Më 14 Shtator në vendlindjen e liderit demokrat Berisha në Tropojë, kryeministri Pandeli Majko ishte shprehur.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Në fjalorin e politikës njihet një aksiom sipas së cilës çdo popull ka qeverisjen që meriton dhe jam i bindur, unë dua sot tju demostroj bindjen time të thellë se ne kurrë nuk kemi merituar qeverisjen e ngritur mbi bazën e urrejtjes për kundërshtarin politik. Një nga veprimet e para që bëra në zyrën time ishta të betohesha, se nuk do të dilja kurrë nga ajo zyrë i detyruar nga dhuna. Ti lija vendin kujdoqoftë që do të kërkonte të hynte në të në kundërshtim me vullnetin e votuesit shqiptarë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame