Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Vladimir Lame

Rexhep Mejdani takim me austriakun Franc Barak (25 Gusht 1998)

Presidenti Rexhep Mejdani është takuar me shefin e misionit vëzhgues të Komunitetit Europian në ish Jugosllavi Franc Barak. Sipas vëzhguesit Franc Barak dy miliardë dollarë dëme si dhe 8000 shtëpi të shkatërruara është bilanci i dhunës Serbe në Kosovë. Presidenti Mejdani kërkoi tërheqjen e trupave Serbe nga Kosova dhe ushtrim e presionit të vazhdueshëm mbi...

Gusht 25, 2019

Pyetja e gazetarit Vladimir Lame për Barack Obamën në samitin e NATO-(4 Prill 2009)

Vladimir Lame: Gazetari Vladimir Lame nga Shqipëria, nga gazeta “Tirana Observer”. Faleminderit për aprovimin e kandidaturës së Shqipërisë për t’u bërë anëtar në NATO. A mendoni se kjo do të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe së dyti, presidenti i ri amerikan a do të mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe...

Prill 4, 2009

Ministria e Arsimit e quan keqkuptim protestën e studentëve të Shkencave Politike – (5 Korrik 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Ka qenë një keqkuptim, kështu ka deklaruar drejtori i arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit vetëm dy ditë pas protestës së studentëve të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale. Sipas drejtorit Agim Muça, askush nuk ka menduar që në diplomat e këtyre studentëve të shkruhej se ata...

Korrik 5, 2004

Socialistët e konsiderojnë pretekst kërkesën e opozitës për ligjin e pronave – (8 Qershor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Socialistët e kanë konsideruar një preteks të lidhur me luftën politike ndaj qeverisë kërkesën ndaj opozitës, që kryetari i Komisionit Shtetëror për Pronat të zgjidhet nga presidenti. Pas refuzimit të kësaj kërkese, opozita ka braktisur sallën e parlamentit dhe procesin për miratimin e ligjit të ri për pronat. Me...

Qershor 8, 2004

Petro Koçi opinion për debatin Nano-Lesi – (17 Maj 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Iniciativa e kryeministrit Fatos Nano për të paditur penalisht botuesin Nikollë Lesi, i ka nxitur deputetët socialistë të hedhin ide të ndryshme, se si mund të shmanget kjo betejë ligjore. Petro Koçi ka mbështetur iniciativën e disa ligjvënësve, për të abroguar disa nene të kodit penal, që kanë të...

Maj 17, 2004

Opinionet për fjalorin e ashpër në Parlamentin Shqiptar – (14 Maj 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Gazetari: Si ju duken seancat parlamentare, ku përdoret fjalor i pahijshëm? Qytetarja 1: “E turpshme”. Gazetari: E çfarë bëni ju në ato raste? Qytetarja 1: “Nuk e ndjek politikën dhe mundohem ta shmang gjithmonë”. Qytetari: “Bejnë atë që të mos ta hapësh kur ke fëmijë aty dhe ku ta...

Maj 14, 2004

Vladimir Lame dhe Berisha drejtpërdrejt nga Strasburgu (29 Prill 2004)

Vladimir Lame: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka lënë në fuqi procedurën e monitorimit për Shqipërinë. Në përfundim të debatit rreth raportit të kësaj organizate është miratuar një rezolutë ku u kërkohet autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente për të realizuar zgjedhje parlamentare në përputhje me standardet ndërkombëtare. Jo vetëm zgjedhjet, por edhe lufta...

Prill 29, 2004

Vladimir Lame me telefon nga Strasburgu (29 Prill 2004)

Këshilli i Evropës ka hedhur poshtë pjesën më të madhe të amendamenteve të anëtarëve të delegacionit serb të cilët kanë kërkuar cilësimin e Kosovës si pjesë integrale të Serbisë. Gjatë debatit me Asamblenë Parlamentare ka tërhequr vëmedjen e erurodeputetëve deklarata e deputetit socialist Taulant Dedja i cili ka propozuar njohjen e pavarsisë së Kosovës nga...

Prill 29, 2004

Vladimir Lame raporton nga Strasburgu (28 Prill 2004)

Një ditë përpara votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për vazhdimin ose jo të monitorimit për Shqipërinë numri dy i organizatës Walter SchWimmer ka ritheksuar tre kushtet kryesore ndaj autoriteteve shqiptare. SchWimmer u tha gazetarëve shqiptare këtu në Strasburg se qeveria shqiptare duhet të shpejtojë hapat në korigjimin e listave të votuesve si...

Prill 28, 2004

Asambleja parlamentare e KiE diskuton raportin mbi Shqipërinë (26 Prill 2004)

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka rikthyer në agjendën e ditës së enjte diskutimin rreth raportit mbi Shqipërinë si dhe votimin për heqjen ose vazhdimin e procedurës së monitorimit, në këtë mënyrë asambleja ka hedhur poshtë një vendim të byrosë parlamentare që debati mbi situatën politike në Shqipëri të shtyhet për në muajin qershor....

Prill 26, 2004