Me dorën mbi kushtetutë një ditë pasi u votuan në kuvend, ministrat e rinj u betuan njëri pas tjetrit përpara kreut të shtetit. Ervin Hoxha, duke nisur nga kjo e mërkurë, zyrtarisht mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Pirro Vengu u betua për të qenë ministri i ri i Mbrojtjes në kabinetin “Rama 3”. Petrit Malajt, Edi Rama i besoi financat e vendit.
Ndërkohë, edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Menjëhërë pas betimit në Presidencë, ata kanë marrë zyrtarisht edhe detyrën si ministra në kabinetin Rama 3, ku paraardhësit e tyre i kanë dorëzuar stafetën.
Ndryshimet e reja në qeveri u votuan të martën mes tensioneve e bllokimit të foltores së kuvendit nga opozita, që i cilësoi emërime të diktuara nga krimi i organizuar.
Tv Klan