Që prej vitit 2021, Majlinda Bregut i është besuar pozicioni i Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Kjo detyrë e rëndësishme e la atë jashtë politikës vendase. Sonte e ftuar në studion e “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e pyeti pikërisht për planet e saj për më tej, duke qenë se në Dhjetor përfundon mandatin e dytë si sekretare në Këshillin Rajonal të BE-së.


Majlinda Bregu: Nuk jam në momentin që mund ti ndaj publikisht. Ambiciet e mia janë të një qytetari të kësaj bote, mund të jenë brenda ose jashtë Shqipërisë.

-A e ndiqni politikën shqiptare?

Majlinda Bregu: Sigurisht! Nuk jam shkëputur asnjë moment.  

-A mbetet një prej pasioneve tuaja angazhimi politik?

Majlinda Bregu: Nuk kam reshtur së besuari se në politikë të mban vullneti dhe pasioni dhe unë hyra në politikë për shkak të pasionit politik.

-Dhe këmbëngulja?

Majlinda Bregu: Këmbëngula dhe fola shumë, por mesa duket duhet të ketë pësime pa të kthehen te ato që kam thënë.

-Çfarë ke mësuar ti nga pësimi?

Majlinda Bregu: Meqë nuk u dëgjova atëherë, pse duhet të shprehem tani?! Ja vlen për sa kohë që ke pasur të drejtë, kur koha dhe zhvillimi të jep të drejtë është një moment që kupton se ke pasur mundësi e ke reaguar edhe atëherë kur nuk kishte zë.

/tvklan.al