Policia e Tiranës ka gjetur në fshatin Shkallnur, një makinë të braktisur. Dyshohet se makina është përdorur nga autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjes, Julian Gjoshi. Policia thotë se ka kontrolluar brenda në automjet, por nuk ka konstatuar asnjë send të jashtëligjshëm.

“Është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj”, njoftoi policia./tvklan.al