Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e Krishtlindjeve, pasi u godit nga një makinë policie. Incidentit ka ndodhur pranë tunelit Wallasey në Liverpool.
Viktima, ka qenë duke ecur në këmbë mbrëmjen e 25 Dhjetorit në momentin që është përplasur për vdekje, raporton
“Daily Mail”.
Policia ka nisur hetimet, për të mësuar shkakun e aksidentit fatal.
Një dëshmitar në vendngjarje tha se pa makinën e policisë që goditi këmbësorin teksa po kalonte rrugën.
“Isha duke dalë nga tuneli kur pashë automjetin e policisë që përplasi këmbësorin”.
Ngjarjen e kanë parë dhe dëshmitarë të tjerë, të cilët ishin aty pranë.
“Pamë një makinë policie me dy punonjës të saj të cilët po i jepnin ndihmën e parë të aksidentuarit, por ishte e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë”
.
/tvklan.al