Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Lezhë- Shkodër, tek kthesa e Balldrenit.
Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se të përfshirë në aksident janë një autobus me punonjës të kampin të Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveture tip Renault.
Nga përplasja e fortë ka mbetur i plagosur një person i cili u trasportua në spital. Paraprakisht si shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabur.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbulimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 11:59, te kthesa e Balldrenit, janë përplasur me njëra-tjetrën, 3 automjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në Lezhë, i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/tvklan.al