Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në autostradën Lezhë – Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30.
Viktima është një 77-vjeçar, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/tvklan.al