Dy makina u përfshinë në një aksident këtë të enjte në tunelin Tiranë-Elbasan.
Siç mund të shihet në këto pamje të siguruara nga tvklan.al përplasja ishte mjaft e fortë. Të dyja automjetet pësuan dëmtime të shumta. Njëra prej tyre u shkatërrua plotësisht.
Fatmirësisht, dy shoferët e automjeteve shpëtuan pa rrezik për jetën. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, aksidenti bëri që në hyrje të tunelit të krijohej trafik.

Për normalizimin e lëvizjes, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë./tvklan.al