Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Rrugën e Arbrit, në zonën e quajtur Shkalla e Tujanit.
Përgjumja e shoferit të një automjeti ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit dhe për pasojë ai është përplasur me guardrielën e rrugës.
Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në mjet, siç duket edhe në videon e siguruar nga tvklan.al.
Po ashtu mësohet se dëmtime të lehta pa pasoja kanë marrë edhe 3 pasagjerët, të cilët pas një kontrolli të shpejtë në Spitalin e Traumës, janë larguar drejt banesës.
Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për vijimin e hetimeve.
Siç mësohet nga policia shoferi i automjetit Hyundai, me targë AB433KJ, është një 65-vjeçar me iniciale K.D.
Lajmi i publikuar më herët në disa media online se shkak i ngjarjes ishin rrëshqitjet masive të gurëve, në Rrugën e Arbrit, rrëzohet nga këto pamje filmike, ku dallohen qartë vetëm automjeti i aksidentuar dhe dy mjete të tjera që janë ndaluar për t’i dhënë ndihmë. Në rrugë nuk ka asnjë gurë.
Shkaku determinant i aksidentit, ai i përgjumjes së shoferit, konfirmohet zyrtarisht edhe nga Policia Rrugore e Tiranës. /tvklan.al