Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Rrilës. Dy automjete një tip “Benz” dhe tjetri “Opel” janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë e aksidentit, një prej makinave është përplasur me shtyllën duke u përfshirë nga flakët.
Këto janë edhe pamjet nga vendngjarja të raportuara në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al.
Ndër të tjera gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marr lëndime dhe janë dërguar në spital e Lezhës.
Dyshohet se mjeti tip “Opel” t’i ketë ndërprerë rrugën mjetit tjetër tip “Mercedez” ku për pasojë drejtuesi i mjetit “Opel” është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës dhe me pas ka shpërthyer në flakë. Ndërsa drejtuesi i mjetit “Benz” po vinte në drejtim të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T.
Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.
Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/tvklan.al