Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur latin, Maluma ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një postim mjaft të veçantë për një mik të vogël të tij që po lufton me sëmundjen e kancerit.
“Sot dua t’ju prezantoj me mikun tim Bastian… Ky Engjëll erdhi në jetën time disa muaj më parë dhe është bërë mësuesi im i jetës. Sot dua të përdor rrjetet e mia sociale për të dërguar një mesazh për të gjithë këta luftëtarë që luftojnë dita-ditës në betejën kundër kancerit, për t’u thënë atyre se sado e errët të duket rruga, gjithmonë ka një dritë plot shpresë. Faleminderit Bastian që je ti, që erdhe në momentin që kisha më shumë nevojë për ty. Këtu jemi të gjithë pranë jush për t’ju shoqëruar dhe për të vazhduar të ëndërrojmë së bashku. Të dua mik!”
Kujtojmë se më herët, ylli i muzikës latine ka konfirmuar zyrtarisht ardhjen në Tiranë, më 14 Mars të 2022 me anë të një video në Instagram të tour-it ‘’Papi Juancho Europe Tour’’./tvklan.al