Maluma është bërë baba për herë të parë! Këngëtari latin dhe e dashura e tij, Susana Gómez janë bërë prindër të një vajze.
“Më 9 mars në orën 08:23 të mëngjesit lindi dashuria e jetës tonë Paris Londoño Gomez”, shkroi Maluma në një foto ku dukej dora e së bijës duke zbuluar kështu edhe emrin e saj.



“Faleminderit për të gjitha urimet. Susana… dashuri: faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madh për t’u bërë baba, nuk do ta harroj kurrë këtë moment. I dua”, përfundon ai. Në postim ka edhe fotografi ku Maluma mban vajzën dhe e puth në ballë e po ashtu edhe Susana-n.
Maluma njoftoi se do të bëhej baba kur publikoi videoklipin e këngës “Procura”. Ai u njoh me Susana-n në vitin 2020 gjatë xhirimeve të një klipi. Më herët, këngëtari është shprehur se dëshira më e madhe ishte të kishte një familje./tvklan.al