Manchester City, e nisi me fitore sezonin e ri në Premier League. Kampionët në fuqi, triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Chelsea-t në transfertë.
Një ndeshje e bukur dhe me raste, por në fund tre pikët u koleksionuan nga skuadra e Pep Guardiolës.
Erlind Haaland zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, duke shënuar pas një asisti të marrë nga Bernardo Silva.
Pas këtij goli, vendasit u hodhën në sulm në kërkim të barazimit dhe gjetën golin në fundin e pjesës së parë, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Goditjen përfundimtare, londinezët e morën në minutën e 84-t, kur Kovacic, me një supergol nga jashtë zone, dyfishoi shifrat.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Manchester City-n që merr 3 pikët e para, ndërsa Chelsea e nis sezonin me humbje. /tvklan.al